Çeka: Do kemi të gjithë pasaporta të huaja, por Shqipëria ende pa anëtarësuar në BE

Shqipëria

Çeka: Do kemi të gjithë pasaporta të huaja, por Shqipëria ende pa anëtarësuar në BE

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:40
Analisti Blendi Çeka

Analisti Blendi Çeka është shprehur se nëse vijojnë këto ritme të emigracionit, shqiptarët do të jenë të gjithë qytetarë të BE-së dhe me pasaporta të huaja, por Shqipëria ende nuk do të jetë anëtarësuar në union.

Komentet Çeka i bëri në “Euronews Albania” ku foli për gjetjet e “Barometrit” mbi optimizmin e shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ne mund të kemi problem me partitë gjatë këtyre viteve, por asnjë parti nuk ka qenë anti-BE. Për 10-15 vite nëse vijojnë këto ritme emigrimi, shqiptarët do të jenë qytetarë të BE me pasaporta, por vendi akoma nuk do të jetë anëtarësuar, është paradoks i paimagjinueshëm.

Përdorim standarte të dyfishta, vijm nga një vend i izoluar dhe tranzicioni për ne ka qenë dramatikë, sidomos për dekadën e parë. Fëmija ka parë si babai ndërron emrin dhe mbiemrin në emigrim, që të jetë më i pranuar.

Ka qenë turp. Të zhvendosur nga 90 deri sot ka një zhvendosje shumë pozivite. Ata që kanë lindur pas viteve 2000 janë shumë më rehat me origjinën e tyre”, është shprehur Çeka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat