Boçi tregon se sa delegatë janë në Kuvend dhe 3 propozimet që pritet të miratohen

Shqipëria

Boçi tregon se sa delegatë janë në Kuvend dhe 3 propozimet që pritet të miratohen

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:29
Kuvendi Kombëtar i PD-së

Kuvendi Kombëtar i PD-së është duke u mbajtur këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve ku do të votëbesohet Sali Berisha si kryetar i PD-së, pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryetari i Komisionit të punimeve të Kuvendit, Luçiano Boçi ka deklaruar se pjesëmmarës janë 1203 delegatë nga 1622 në total, duke  e konsideruar atë të ligjshme.  Ai lajmëron se në punimet e këtij Kuvendi do të paraqiten tre propozime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe votëbesimin e Sali Berishës si kryetar.

Luçiano Boçi: Mbledhja është thirrur në bazë të vendimit të Kryesisë së PD dhe Kuvendi konsiderohet i thirru ligjërisht. Numri i delegatëve është 1203 nga 1622 që është numri total i delegatëve të Kuvendit. Për shkak të pjesëmarrjes të më shumë se gjysmë, Kuvendi i Komisionit i drejtimit të punimeve të Kuvendit, deklaroj të hapura punimet e Kuvendit. Informoj delegatët se në këtë Kuvend to të paraqiten tre propozime të rëndësishme.

Propozimi i parë është për një ndryshim statutor që do të prezantohet nga Çlirim Gjata. Prezantimi i dytë është për miratim të një projekt rezolute nga nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi që përmban qëndrimin politik të Kuvendit. Dhe së treti, votëbesimi i kryetarit të Partisë, që do të zhvillohet më vonë dhe do të numërohet menjëherë pas procesit të përfundimit të votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat