“Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit”, Berisha akuzon rëndë kryeministrin

Shqipëria

“Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit”, Berisha akuzon rëndë kryeministrin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:31
Sali Berisha

“Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

Kishim kosto nga dita kur refuzova bashkëpunova me të, u shpalla non grata dhe kam një dhëndër të burgosur politikisht.

Por  ne e shpëtuam Parlamentin”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat