Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në Facebook, për Kuvendin Kombëtar.
Përtej mungesës së tij në Kuvend, Salianji shprehet se opozita e ka jetike transformimin rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten
Postimi i plotë deputetit të PD-së, Ervin Salianji:
Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!