U ekzekutua në një atentat mafioz, kush ishte Entjan Nikulaj

Shqipëria

U ekzekutua në një atentat mafioz, kush ishte Entjan Nikulaj

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 06:43
Entjan Nikulaj

Top Channel ka mundur të sigurojë foton e viktimës Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua me kallash në një atentat mafioz mbrëmjen e kësaj të shtune.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40 vjeçari, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”.

Nikulaj ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai u transportua në gjendje shumë të rëndë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, por nuk ka mundur t’u mbijetonte dot plagëve.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, autorët janë larguar në drejtim të paditur duke djegur makinën pranë Rinasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat