Zbulohet arsyeja e shkarkimit të drejtorit të burgut të Fushë-Krujës

Shqipëria

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të drejtorit të burgut të Fushë-Krujës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska u shkarkua nga detyrë një ditë më parë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore.

Sipas burimeve raportohet se Durim Toska është arrestuar me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.

Toska është arrestuar nga policia e Pogradecit aty ku kishte familjen dhe pas njoftimit për dhunë në familje në banesë i është gjetur një pistolete pa leje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat