I zunë pritën tre persona, atentati i organizuar ndaj Nikulajt - ja pistat ku po heton policia

Shqipëria

I zunë pritën tre persona, atentati i organizuar ndaj Nikulajt - ja pistat ku po heton policia

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 10:34
Entjan Nikukaj

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi i Entjan Nikukajt mbrëmjën e djeshme në Lezhë.

Atentati ku mbeti i vrarë 40-vjeçari dyshihet të ketë qenë i mirëorganizuar dhe kjo kuptohet prej faktit se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja.

Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.

Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat