Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi ka përplasur për vdekje me motor një të moshuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë në aksin “Cërrik-Belsh”, ku i mituri me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën.
Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Greka.
Kjo pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.