Një 43 vjeçar në Laç është arrestuar për ndërtime pa leje. Sipas policisë.
43 vjeçari po kryente punime ndërtimi pa leje për të zgjeruar lokalin e tij në sheshin qendror të qytetit të Laçit.
Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.