“SKY ECC” në Gjykatën e Lartë, të arrestuarit kërkojnë të shpallen të pavlefshme

Shqipëria

“SKY ECC” në Gjykatën e Lartë, të arrestuarit kërkojnë të shpallen të pavlefshme

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza” kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë. Ata kanë dorëzuar një rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i la në burg, me argumentin se komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të quhen prova pasi nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji.

Këtë qëndrim avokatët e të arrestuarve kanë mbajtur edhe në shkallën e parë dhe në apel por ndaj tyre u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.

Rekurs kanë paraqitur Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Ardrit Hasanbegaj dhe Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka.

Nga të shpallurit në kërkim për këtë dosje pak javë më parë u ekstradua nga Franca edhe Behar Bajri i cili gjithashtu u la në burg nga GJKKO. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin SKY ky grup akuzohet për vrasje, sigurim kushtesh për atentate, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat