Akuzohet për trafik droge, gjykata lë në burg kryekomisarin Stiljan Pasho

Shqipëria

Akuzohet për trafik droge, gjykata lë në burg kryekomisarin Stiljan Pasho

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Akuzohet për trafik droge, gjykata lë në burg kryekomisarin Stiljan Pasho

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat Kryekomisarin Stiljan Pasho me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Avokati i tij Nevzat Tarelli është shprehur se i mbrojturi prej tij nuk ka pasur dijeni se automjeti me të cilin ka udhëtuar rastësisht nga Korça drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës të ketë pasur lëndë narkotike, ndaj i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas Tarellit, nuk është e vërtetë se Kryekomisari Stiljan Pasho të ketë udhëtuar herë të tjera me të shoferin e automjetit ku u kap lënda narkotike, i cili akuzohet ashtu siç ka mohuar akuzat se i mbrojturi prej tij të ketë lëvizur me të akuzuarin drejt vendit fqinj qoftë edhe me të arrestuarin e pak ditëve më parë nga policia greke.

Stiljan Pasho, me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Korçës, rrezikon të dënohet nga 10-20 vite lirie

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat