Më 3 dhjetor ishte dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, por këta të fundit nuk mundën të dilnin në protestë siç bëjnë çdo vit.
Protestën para kryeministrisë e organizuan këtë të hënë sepse siç tha dhe Bajram Tirana, kryetari i shoqatës së invalidëve paraplegjikë për shkak të pamundësive fizike nuk dolën dot dje, por sot që koha ishte më e mirë.
Ai tha se kërkesat janë të njëjta me çdo vit sepse asgjë nuk ka ndryshuar dhe jeta për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri është shumë e vështirë.
Të 10 pikat janë të lidhura me çështjet ekonomike, aty ku këta individë shohin dhe vështirësitë më të mëdha.