Vrasja e biznesmenit Vajdin Lame, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Lulzim Berishën

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit Vajdin Lame, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Lulzim Berishën

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:51
Lulzim Berisha

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën e Plarent Dervishi që tre vite me parë u akuzuan për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame.

SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi, që ende nuk ka caktuar datën.

Në të njëjtën kohë prokuroria ka kërkuar heqjen e masës së arrestit në burg të caktuar në mungese për Berishën e Dervishin që vazhdojnë ende të jenë në kërkim si të përfshirë në vrasjen e Lames rreth 20 vite më parë.

SPAK ngriti akuzat pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi që tregoi se bombën që u vendos në ashensorin ku humbi jetën Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi e montoi me anëtarët e grupit që janë marrë në hetim.

Tashme për vrasjen e Lames akuzohen vetëm Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri. Nga ana tjetër ndaj Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishi vijon procesi gjyqësor për vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje për të cilën janë marrë të pandehur edhe Indrit Taullai, Indrit Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat