Fier: Pezullohet nga detyra nënkomisari i policisë, nuk arrestonte shpërndarësit e drogës

Shqipëria

Fier: Pezullohet nga detyra nënkomisari i policisë, nuk arrestonte shpërndarësit e drogës

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një efektiv i Policisë së Fierit u pezullua nga detyra, nën dyshimin se ai nuk i ka arrestuar shpërndarësit e drogës, në rastet e flagrancës.

Nënkomisari T.I, specialist i seksionit të luftës kundër narkotikëve në Policinë e Fierit, u pezullua nga detyra me vendim gjykate për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Atij gjithashtu i është ndaluar të dalë jashtë shtetit, raporton Tvklan.al.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se në bazë të hetimeve të deritanishme, nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat