Aksidentohet në vendin e punës një 45-vjeçar në Elbasan

Shqipëria

Aksidentohet në vendin e punës një 45-vjeçar në Elbasan

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi, një punëtor 45 vjeçar, banues në fshatin Petresh.

Nga veprimet e para hetimore,  dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat