Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Durim Toskën, ish-drejtor i burgut të Fushë-Krujës i arrestuar 2 ditë më parë me akuzën e dhunës në familjes.
Durim Toska u shkarkua nga detyra nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cenimin e kritereve etike e ligjore.
Ai u vu në pranga nga policia e Pogradecit të shtunën me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.
Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.