Në Bërzhitë të Shqipërisë, Muzeu i Forcave të Armatosura ka hapur dyert për vizita.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai për materialet e çmuara që gjenden në muze, ka shpjeguar se janë dëshmi reale të historisë së ushtrisë shqiptare të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme”, ka shkruar Rama.