“E ka djegur Kushtetutën”/ Salianji flet për buxhetin e 2024 dhe shpërthen në akuza ndaj mazhorancës

Shqipëria

“E ka djegur Kushtetutën”/ Salianji flet për buxhetin e 2024 dhe shpërthen në akuza ndaj mazhorancës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:45
Ervin Salianji

Pas miratimit të buxhetit dhe paketës fiskale për 7 minuta nga ana e mazhorancës mes tymuese dhe shpërthimit të shashkave, deputeti i PD, Ervin Salianji është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ai është shprehur se mazhoranca e ka djegur Kushtetutën, duke shtuar se tanimë parlamenti po funksionin në kushtet e një Junte dhe thekson se ky është buxheti i parë që godet shtresën e mesme atë  më demokratike.

“E ka djeg kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike.

E pat sot se si në mënyrë tinzare  dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme.

Do të taksohen deri në 23% profesionet e lira. E pat edhe sot që kishte amandamente nga deputetë e PD dhe u hodhën poshtë.

E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues,“ tha ndër të tjera Salianji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat