Mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit nisur nga sjella e disa deputetëve të opozitës gjatë seancave të fundit.
Në kërkesën e vet, mazhoranca kërkon ashpërsim të masave disiplinore.
Ajo kërkon përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga seancat.
“Përjashtimi me 60 ditë jepet në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra apo materiale të ngjashme në sallën e kuvendit”, thuhet në kërkesën e depozituar nga mazhoranca