Elton Javori, është 41-vjeçari që u ekzekuatua paraditen e sotme me armë zjarri në Fier.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autor.