Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të enjte në lagjen “16 Prilli” në Fier rreth orës 11:00.
Sipas informacioneve viktima është Elton Javori, banues në Fier, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe nëse ka të shkuar kriminale.
“E nohim familje shumë e mrekullueshme, i ati, e ëma, vëllezërit.
Nuk kam dëgjuar asgjë. Shokë e kemi, pinim kafe. Sa dola nga shtëpia më thanë që e vranë, armë nuk dëgjova.’ tha një prej fqinjëve.