Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në vend.
Balla nënvizon se lojërat e fatit, kontrollohen nga grupet kriminale dhe goditja e tyre ndërpret burimi financiar të bandave.
Ministri vlerëson punën e policisë në këtë aksion, por nënvizon se publiku kërkon më shumë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojrave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike.
Rezulatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh”, thekson Balla.
Gjatë operacionit u arrestuan 116 persona, u proceduan penalisht 94 të tjerë si dhe u evidentuan 253 pika të paligjshme të lojërave të fatit në të gjithë vendin.