Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjeshtëm për Mexhit Picarin i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.
Ndërsa për vajzën e tij, Dhurata Saliaj dënimi është ulur në 4 vjet e 6 muaj burgim.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës e kishte dënuar bashkëshortja viktimës me 30 vite burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku 53 vjeçari vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj, të cilët ishin në proces divorci.
Vrasja e 41-vjeçarit ndodhi pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Kudret Saliaj ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij kur vjehrri iu afrua dhe e qëlloi për vdekje.
Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes!