Protestat e opozitës, Lela: Nuk i është vënë zjarri Kuvendit, është një shkëndijë

Shqipëria

Protestat e opozitës, Lela: Nuk i është vënë zjarri Kuvendit, është një shkëndijë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:51
Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përplasur me deputeten socialiste Pranvera Resulaj lidhur me aksionin opozitar.

I ftuar në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Lela renditi disa nga skandalet që sipas tij kanë shoqëruar qeverisjen “Rama”.

Ai tha se protestat e opozitës në Kuvend nuk janë “vënie zjarri” por thjesht një shkëndijë e rezistencës për të mbrojtur Kushtetutën.

“Po megjithë mend e keni? Ajo është shkëndija e rezistencës për të mbrojtur… Po qe zjarri ai… Po pse nuk ia jepni të drejtat opozitës moj zonjë? Cili është parimi kushtetues? Për sterilizimet që SPAK thërret Ilir Beqajn për Sterilizimet e ka një dyshim, ndërsa Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë. Jepjani të drejtën për komisione opozitës dhe provojeni dhe nëse nuk e shfrytëzon, nxirreni bllof”, është shprehur Lela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat