Një ngjarje e papritur ka ndodhur në aktivitetin e Universitetit Panteion në sallën Karagiorgas ku u prezantua libri i Nikos Kotzias dhe ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore”.
Një grup anarkistësh, gjatë diskutimit në të cilin morën pjesë përveç Kotzias, Bushati ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Nikola Dimitrov ish-ministrin e Shkupit dhe ish zëvendëskryeministri i Kroacisë Pusiç hynë dhe shpalosën pankarta.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish zëvendëskryeministri i Kroacisë.
“Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre”, raporton Protothema.