Noka (PD): Beteja jonë është thjeshtë për të kthyer parlamentin në normalitet (VIDEO)

Shqipëria

Noka (PD): Beteja jonë është thjeshtë për të kthyer parlamentin në normalitet (VIDEO)

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 00:18
Deputeti i PD-së, Flamur Noka

Buxheti është miratuar me 74 vota pro dhe 4 vota kundër brenda një kohe rekord sot në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e sotme nisi me përforcime të punonjësve të gardës për të mos lejuar kaosin e deputetëve të opozitës, por këta të fundit kanë arritur të vendosin karriget në foltore si në të gjitha seancat e kohëve të fundit.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka thënë se deputetët e opozitës nuk janë pranuar nga ata të pozitës.

“Unë nga ky regjim jam shpallur armik prej kohësh për arsye të pajtueshmërisë që kam unë më kolegë të mi, me shkeljen e Kushtetutës që zbaton Lindita Nikolla, me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, me shkeljen e të drejtave kushtetuese, me shkeljen e ligjeve në këtë vend, dhe thënë për arsye që ne reagojmë dhe nuk pranojmë që Shqipëria të rrokulliset drejt një autokracie, ne shpallemi armik dhe përjashtohemi zakonisht sepse kërkojmë të drejtat tona”.

“Sot nuk e pata rastin unë të jem, ishin kolegët e mi. Beteja jonë është thjeshtë për të kthyer parlamentin në normalitet, që qeveria dhe regjimi të respektojnë opozitën, opozitë sot po i mbyllet çdo hapësirë, çdo e drejt dhe çdo liri”, ka thënë Noka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat