Një 33-vjeçar me inicialet O.S. është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor “Tempulli” në qytetin Patos të Shqipërisë.
Pasi u kap me 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Policia shqiptare me këtë rast ka sekuestruar edhe një peshore elektronike për ndarjen narkotikëve në doza, 72.800 lekë të rinj, 1.250 euro dhe 630 funte, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.