Policia ka vënë në pranga një të mitur, i cili së bashku me një tjetër nën kërcënimin e një arme lodër u kanë marrë një shumë parash dy personave në Tiranë.
Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, por arratia e njërit prej tyre nuk zgjati shumë.
Ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.
Sakaq, sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.