Trupat shqiptarë të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndau foto nga kjo ceremoni, teksa theksoi se, kontigjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj.
“Trupat shqiptarë të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.
Kontigjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.