Në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat, mbrëmë rreth mesnate ka rënë zjarr.
Flakët që dyshohet se janë vënë me qëllim rrezikuan të moshuarin që jetonte atje, babai i të zotit të shtëpisë i cili ndodhet në emigrim. Shahin Qato shpëtoi pa lëndime.
Dëme materiale ka pësuar kati i tretë i vilës e cila sipas dëshmisë së zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje, i ka pasur muret të lyera me benzinë.
Zjarri u lokalizua dhe u fik ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur autorët që mund të jenë filmuar nga kamerat e sigurisë në lagje.