SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.
Euronews Albania mëson se SPAK kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin.
Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.
Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e gjykatës.