Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për djegësin e Tiranës.
Ai tha se, duke iu referuar burimeve, Veliaj po ia mbath.
“Mbrëmë mediat dështuar në një përpjekje kriminale të SPAK-it të partisë për të paraqitur vjedhjen e shekullit si vepër të një grupi të Lefter Kokës dhe zyrtarëve të tij. Koka është një ladrino i vogël, në krahësim me Veliajn, Agaçin dhe anturazhin e tyre. Arben Ahmetaj i del zot studimit të fizibiletitit për djegësin e Tiranës. Veliaj është ende i lirë dhe nuk ka asnjë lloj problemi me drejtësinë. Veliaj ka bërë presion ndaj anëtarëve të KVO për dhënien e bonusit për kompaninë e tij.
Ai ka firmosur vetë faqe për faqe kontratën e djegësit, që nuk ekziston pas 6 vitesh. Veliaj ka përdorur një seri mekanizmash për vjedhjen e shekullit. Djegësi i Tiranës, është djegësi Veliaj. Është djegësi Rama-Veliaj. Veliaj që mbrëmë ka kaluar nga studio të ndryshme me presione, po bën gati t’ja mbathë, sipas disa burimeve. Bëj thirrje që të refuzohet çdo kërkesë për azil.”, tha Berisha.