Pas mbledhjes së deputetëve mbështetës të Foltores, Gazment Bardhi foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në shkresën, që mban firmën e drejtuesit Altin Dumani, kërkohet arrest me burg/ose arrest shtëpie për Berishën.
“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim.
Shkresa që kemi lexuar nga media që e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti.
Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën. E ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe të marrin pjesë në plotësimin e kësaj kërkesë.”, u shpreh Bardhi.