Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë, automjeti me mbrojtësen metalike të rrugës

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë, automjeti me mbrojtësen metalike të rrugës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat