Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi dje mesazh urimi Donald Tusk, për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë.
“Urimet me të mira mikut tim dhe të PD Donald Tusk për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë.
Tusk është model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë dhe Europës”, shkroi Basha në rrjetet sociale.
Sipas tij, me të kryeministër, Polonia do të jetë një mbrojtëse e vlerave europiane e një zë i fortë në familjen politike EPP. Parlamenti i Polonisë zgjodhi këtë të hënë ish-liderin e opozitës Donald Tusk si kryeministrin e ardhshëm të vendit. Një total prej 248, nga 449 ligjvënës të pranishëm, votuan në favor të Tusk, i cili është kreu i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO).