Kreu dje 3 vjedhje dhe 1 në tentativë në disa biznese, pranga 49-vjeçarit në Kavajë

Shqipëria

Kreu dje 3 vjedhje dhe 1 në tentativë në disa biznese, pranga 49-vjeçarit në Kavajë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Kavajë

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet për vjedhje në disa biznese. Ai akuzohet se ka kryer 3 vjedhje vetëm dje dhe një tjetër në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISE

Kreu dje, 3 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje, në 4 biznese, në lagjen nr. 2, arrestohet 49-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtin krim. Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, si dhe për arrestimin e shtetasve që kryejnë këtë krim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë administruan menjëherë kallëzimet për 4 raste vjedhjesh/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë ditës së djeshme.

Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi Xh. Xh., 49 vjeç, banues në Kavajë. Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat