Katër persona, mes të cilëve dhe një grua, në fshatin Mezhgoran të Tepelenës janë proceduar në gjendje të lirë.
Pasi kanë bllokuar rrugën me gurë për të moslejuar ndërtimin e një linje ujësjellësi.
Sipas policisë, këta persona, kanë kundërshtuar edhe urdhrin e policisë për hapjen e rrugës.
Detaje tjera nuk u japen.