Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së mërkurës në Bruksel, ku ndodhet për samitin BE-Ballkani Perëndimor, me komisionierin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Ka qenë ky i fundit, i cili nëpërmjet X, ka ndarë foto nga takimi ndërsa ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit “screening”, BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.
“Në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor diskutuam me kryeministrin Edi Rama për hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimit.
Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit (screening), ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare”, tha Varhelyi.