Artan Hoxha, gazetar nga Shqipëria ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe akuzat që ngritën mbi të.
Ai përmendi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) që po e heton Berishën nga tetori i këtij viti.
E arsyaja pse Berisha nuk mund të arrestohet sipas Hoxhas është për shkak të moshës, pasi legjislacioni thotë se pas moshës 75-vjeçare ka arrest shtëpiak nëse personi nuk përbën rrezik.
“Ky hetim ka nisur në vitin 2020 pas një kallëzimi që ka bërë ministri i brendshëm që është sot në Shqipëri Taulant Balla, vetëm më 2 tetor të këtij viti SPAK’u e regjistruar emrin e Sali Berishës nën hetim, më datën 16 tetor SPAK’u i është drejtuar për masë sigurie gjykatës dhe ka kërkuar masë sigurie, arrest me burg për dhëndrin e Sali Berishës dhe masën e sigurisë detyrim me paraqitej për Berishën dhe i ka marrë pasaportën, për ta penguar që të largohet nga Shqipëria”.