“O plehra, kjo është kafshëri”, “Turp, turp!”/ Mes kaosit dhe tensioneve, mbyllet seanca plenare

Shqipëria

“O plehra, kjo është kafshëri”, “Turp, turp!”/ Mes kaosit dhe tensioneve, mbyllet seanca plenare

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:11 Përditësuar në ora: 10:51 më 14.12.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kaosi në Kuvend/ PS voton ndryshimin e rregullores së Kuvendit!

Mes tensionesh dhe tymit të flakadanëve, socialistët kanë votuar në seancën e sotme ndryshimin në rregullon e Kuvendit, sipas të cilës deputetët e opozitës të cilët tentojnë të bllokojnë punimet e Kuvendi do të përjashtohen tashme nga 30 deri në 60 ditë.

Socialistet votuan sot me 74 vota pro, propozimin e Grupit të PS për të amenduar rregulloren e Kuvendit.

Në rregulloren ekzistuese dënimi maksimal ishte 10 ditë, ndërkohe që tashme do të ketë dënime që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.

Projektligjet në rendin e ditës u miratuan pa debat e pa asnjë prezantim nga shumica në pushtet.

“Turp, turp!”/ Mes kaosit dhe tensioneve, Lindita Nikolla mbyll seancën plenare

Është miratuar mes kaosit dhe tensioneve rregullorja e re për përjashtimin e me 30 deri në 60 ditë të deputetëve që prishin seancat plenare.

Seanca zgjati vetëm disa minuta.

Nikolla, teksa miratoi nen për nen këtë rregullore dhe rendin e ditës, deklaroi mbylljen e seancës.

Ndërkohë, deputetët opozitarë vijonin me protestën ne salle, me tymuese dhe thirrje; turp turp.

Deputeti i PD futet brenda parlamentit, me tone të larta u drejtohet socialistëve: O plehra, kjo është kafshëri jo sjellje njerëzore

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula pas shumë përpjekjeve ka arritur të futet brenda parlamentit.

Me tone të ashpra ai u është drejtuar socialisteve, të cilët ishin ulur në vendet e tyre. Ai thotë se kjo është kafshëri dhe jo sjellje njerëzore.

“O plehra, ju dini të qeverisni, jeni më të mirët më të bukurit. Ne jemi hajdutët, rrugaçet. Se jemi njerëz. Kjo është kafshëri sjellje, nuk është njerzillik, kafshëri”, tha Sula.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje, fillimisht jashtë ambienteve të parlamentit.

Deputetë të PD kanë tentuar të futen brenda parlamentit, por nuk janë lejuar nga garda. Kjo sjellë edhe përplasjet, ku është thyer edhe një pjesë e derës së Parlamentit.

Bardhi përplaset ashpër dhe s’e lejon Xhaçkën të futet në Kuvend: E ke vendin në SPAK

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka tentonte të hynte në ambientet e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e akuzoi atë.

Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.

Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.

Xhaçka: O legen, o burracak. Ta tregoj unë ty.

Bardhi: Bëj gati kyçat e dorës.

Shtyrje dhe përplasje në hyrje të parlamentit, Noka thyen xhamin e derës kryesore

Ka nisur me përplasje të forta mes gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike seanca e kësaj të enjteje në Kuvend.

Përplasja e cila agravoi në shtyrje fizike ndodhi në derën e hyrjes kryesore të parlamentit.

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Deputetët e PD prtendojnë se garada po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.

“Është i papërjashtur pse e pengon?!”- dëgjohet të thotë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmen Bardhi, duke iu referuar deputetit Dash Sula, i cili tenton të hyjë duke u hedhur sipër efektivëve të gardës.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Kujtojmë se përjashtimi i tyre është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Deputetët e PD përplasen me kolegët socialistë, s’i lejojnë të hyjnë në Parlament

Ndërkohë që deputetet e opozitës po përplasen me punonjësit e gardës për tu futur në Parlament, atje kanë shkuar edhe deputetët socialist.

Ata nuk po lejohen të futen në sallë, pasi deputetët opozitarë nuk i lejojnë. Për sa kohë që vetë ata po ndalohen të futen nga Garda.

13 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, për shkak të kaosit të shkaktuar gjatë seancave në Kuvend. Ata kanë tentuar gjithsesi të futen ditën e sotme në sallë, por garda nuk i ka lejuar.

Tensione janë shtuar pasi garda nuk ka lejuar as deputetë të tjerë demokrat të cilët nuk janë të përjashtuar. Për këtë arsye ata janë shprehur se nuk do lejojnë as deputetët e PS-së që të futen në Kuvend.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

“Asnjë deputet i opozitës s’lejohet të futet”, Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe

Teksa pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës nuk po lejohet të futet në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.

Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend.

Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

Nuk e lejojnë të futet në Kuvend, deputeti “fluturon” mbi gardistët

Deputeti Dashnor Sula ka tentuar të hyjë me forcë në sallën e Kuvendit.

Ai është hedhur mbi gardistët. Situata duket e tensionuar.

Më herët edhe Flamur Noka ka shtyrë me forcë gardistët për të hyrë në parlament.

Deputetët e përjashtuar tentojnë të hynë në Parlament, përplasje fizike me gardën

Deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga sekretariati i etikës pas tensioneve të shkaktuara në seancat plenare, janë mbledhur këtë të enjte para parlamentit.

Ata kanë tentuar të futen në ambientet e parlamentit por janë ndaluar nga garda.

Në momentin e ndalimit ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësve të gardës.

7 deputetë të përjashtuar, kaos dhe tensione/ Sot seanca e radhës në parlament

Sot do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa opozita pritet të protestojë sërish, pasi deputetët kanë paralajmëruar se beteja në Kuvend do të jetë pa kthim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në seancën paraardhëse pati tensione dhe kaos në Kuvend, ku Komisioni i Etikës me kërkesë të mazhorancës përjashtoi 7 deputetë të opozitës.

Deputetët e përjashtuar ishin: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi. 

Kjo kërkesë erdhi pas kaosit të krijuar në Kuvend në seancën e fundit parlamentare, ku u miratua edhe buxheti 2024. Deputetët e opozitës përmbysën karriget, hodhën tymuese dhe u përplasën me gardistët. Opozita është shprehur e vendosur se do të vijojë me aksionin opozitar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat