Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës është e paligjshme.
Gjokutaj u shpreh po i kërkon autorizim kuvendit për një masë sigurie për të cilën nuk është dhënë asnjëherë autorizim.
Sipas tij, SPAK nuk e ka thirrur asnjëherë Berishën për ta pyetur lidhur me akuzat e ngritura, ndaj kërkesa e prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë është e pakuptimtë.
“SPAK s’e ka thirrur ta pyesë Berishën, ajo që mund ta çonte SPAK në këtë kërkesë ishte një provë e re që nuk është se as nuk e kanë pyetur. Kjo kërkesë është në kundërshtim me ligjin se i kërkojnë kuvendit të zëvendësojë një masë siguri për të cilën kuvendi nuk ka dhënë autorizim. E kanë çuar në këshillin e mandateve. Nëse kuvendi vendos, Berisha vetë e ka thënë që do t’i bindet vendimit të kuvendit”, tha Gjokutaj.