Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e mazhorancës, janë futur nga dritarja brenda në sallën e parlamentit.
Ai tha se kjo dritare, simbolizon “vrimën e miut” ndërsa i krahasoi deputetët e mazhorancës me Tarzanin.
"Deputetet janë futur nga kjo deriçkë që qenka dritare fare, e cila përfaqëson vrimën e miut, ky është fundi i parlamentit, i narko-regjimit të Edi Ramës. Ja dera e Tarzanit”,-tha Berisha.
Ndërkohë që pritej nisja e seancës në Parlament, deputetët opozitarë nisën përplasjet me punonjësit e gardës, pasi këta të fundit nuk po i lejonin të hynin në sallë, kjo për shkak se para parlamentit u shfaqën edhe deputetët të cilët janë përjashtuar me vendim të sekretariatit të etikës.