Mediat greke kanë publikuar dhe qëndrimin e kryeministrit Mitsotakis në lidhje me “çështjen Beleri” në Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Hellas Journal shkruan se kryeministri grek deklaroi në samit se çështja që ka të bëjë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për shtetin e së drejtës, që përfaqëson gurin e themelit të procesit të anëtarësimit.
Mitsotakis përsëriti qëndrimin e vendosur të Greqisë për këtë çështje, ku kërkoi betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
“Kryeministri përsëriti gjithashtu vullnetin e sinqertë të Athinës për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se Greqia ishte dhe mbetet një nga pionieret e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke.