Lulzim Berisha në pranga/ Reagon Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo

Shqipëria

Lulzim Berisha në pranga/ Reagon Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:57
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Lulzim Berishës.

“Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet.

Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri” shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat