Çani zbulon “faktet”: Pse Maqedonia u nda nga Shqipëria në procesin e integrimit

Shqipëria

Çani zbulon “faktet”: Pse Maqedonia u nda nga Shqipëria në procesin e integrimit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 00:55
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani është shprehur se veto e Greqisë kundrejt Shqipërisë për çështjen “Beleri”, ndikoi që vendi ynë të ndahej nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sot Shqipëria nuk e ka një datë për hapjen e kapitujve të rinj.

“E drejta ime është deri në momentin kur futet shpata e tjetrit, është raport forcash jeta. Sot pa iu futur arsyeve Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e kapitujve.

RMV sot nga kjo veto e Greqisë u nda nga procesi me Shqipërinë, ishin bashkë. Në veton e Greqisë që u miratua si rezolutë e BE-së, është në aneks rezolutë, se në rezolutë nuk thonë këta se është edhe kjo hipokrizia e BE… Janë 4 pika: Një të drejtat e minoritetit, dy të drejtat pronësore, tre shteti i së drejtës dhe katër gjëndja politike. Pra ata janë serioz i kanë rreshtuar këto pika”, tha Çani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat