“S’lidhet me detyrën time”, Çako për arsyet që u thirr në SPAK

Shqipëria

“S’lidhet me detyrën time”, Çako për arsyet që u thirr në SPAK

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:39
Haki Çako

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në  një prononcim të shkurtër për mediat Çako theksoi se është thirrur për një çështje që nuk lidhet as me detyrën e as me institucionin që ai përfaqëson.

“Jam thirrur për një çështje që nuk lidhet as me detyrën e as me institucionin që unë përfaqësoj”-tha ai.

Haki Çako më herët ka mbajtur dhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve që ka Euronews Albania, Çako është thirrur për një hetim që SPAK po kryen lidhur me çështjen e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të  2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat