Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore për tre deputetë të opozitës të cilët shkaktuan rrëmujë dhe kaos në seancën e mbajtur ditën e djeshme.
Deputetët për të cilët është kërkuar marrja e masës disiplinore janë: Saimir Koreshi, Edmond Spaho, Kastriot Piroli.
Për të marrë vendimin për përjashtimin e tyre pritet të mblidhet edhe Sekretariati i Etikës.
Ditën e djeshme pati debate dhe përplasje të shumta mes deputetëve socialistë dhe demokratë, të cilat nisën pa filluar seanca dhe vazhduan edhe gjatë saj.
Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar në sallën e parlamentit, 74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.