Arben Lleshi është i dënuari me burgim të përjetshëm i cili mbeti i vdekur pas përleshjeve mes të dënuarve në burgun e Peqinit.
Dyshohet se autor i krimit është i dënuari tjetër me burgium të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili në viin 2015 vrau 2 turistë çekë në tentativë për t’i grabitur.
Sakaq të plagosur mbetën dhe të dënuarit e tjerë lir Xhakja dhe Indrit Shaqja.
Arben Lleshi, rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.
Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.
Shkaku i vërtet i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.