Një i mitur është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë dy 18-vjeçarë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Asim Vokshi”. Policia tha se gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.
16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.