Si renditen politikanët shqiptarë, për kë kanë mendim më pozitiv shqiptarët?

Shqipëria

Si renditen politikanët shqiptarë, për kë kanë mendim më pozitiv shqiptarët?

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 10:37
Matjet

Bajram Begaj është poltikani më i pëlqyer shqiptar ndërsa pas tij vijnë kryeministri Rama dhe kreu i Rithemelimit Berisha. Këto janë rezultatet e sondazhit të realizuar nga “Barometri” në Euronews Albania.

Sipas këtyre matjeve presidenti Begaj renditet në krye të listës me 52.9% të pëlqyeshmërisë ndërsa ndiqet në këtë renditje nga kryeministri Rama me 47,8% të pëlqyeshmërisë.

Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Më poshtë renditet Lulëzim Basha me 21,9%, ndërsa kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e pëlqejnë vetëm 10% e të pyeturve.

Sipër emrit të ish-presidentit Meta qëndrojnë politikanë të rinj si Adriatik Lapaj, “Shqipëria Bëhet”, me 27.7% të pëlqyeshmërisë, Arlind Qori dhe Endri Shabani. Lapaj qëndron madje më lartë në listë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka 17.6 % të pëlqyeshmërisë, duke lënë pas kreun e “Nisma Thurrje”, Endri Shabani me 13%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat